Ambasadori britanik në Kosovë komenton golin e Adnan Januzajt

22:44 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Pas golit të shënuar nga përfaqësuesi i Belgjikës, Andnan Januzaj kundër Anglisë, ka reaguar edhe Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Ai përmes llogarisë së tij Facebook ka shkruar një status, ku i adresohet Januzajt.

“Zakonisht gëzohem kur shenojnë Kosovarët . . . veç sonte më pak”.

Kjo vjen pasi që Januzaj është kritikuar nga të gjithë shqiptarët sepse mohoi identitetin e tij duke thënë se është belg.

Ndryshe në Kampionatin Botëror të Futbollit që po mbahet në Rusi, Januzaj është shqiptari i katërt që shënoi gol, pas Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Blerim Xhemajlit, te tre këta të fundit përfaqësues të Zvicrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme