Google ADS

Ambasadori britanik në Kosovë i shqetësuar që për shumë familje pak ka ndryshuar në çështjen e të pagjeturve

12:41 | 27 Prill 2023
A. B.

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë homazhe për 1617  persona ttë zhdukur nga konflikti në Kosovë.

Abbot përmes një shkrimi në “Twitter” thotë se mbetet shqetësuese situata, që ndonëse ka pasur hapa pozitivë, për shumë familje për këtë çështje ka pak ndryshime që atëherë.

”Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, pata nderin t’i bashkohem kryeministrit Kurti dhe familjeve të të pagjeturve për t’i bërë nderimet tona 1617 personave të zhdukur nga konflikti në Kosovë.

Mund ta imagjinoj vetëm dhimbjen dhe pikëllimin që ndjejnë ata që ende nuk e dinë fatin e të dashurve të tyre. Teksa i afrohemi kurorëzimit të mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla, më kujtohet vizita e tyre në Kosovë në vitin 2016, kur ata u prekën aq thellë duke biseduar me të afërmit e të zhdukurve. Ndërsa ka pasur hapa pozitivë, është shqetësuese që për shumë familje pak ka ndryshuar që atëherë”. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme