Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit.
Me anë të një postimi në “X”, Hargreaves ka thënë se ky vendim i Qeverisë së Kosovës dëshmon guximin politik dhe përkushtimin e saj për sundimin e ligjit, shkruan Arbresh.info.
“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, i cili dëshmon guximin politik dhe përkushtimin e saj për sundimin e ligjit”, ka shkruar ai.
I welcome the Government of Kosovo’s decision to implement the Constitutional Court decision on the Decan monastery, which demonstrates political courage and its commitment to the rule of law.
— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) March 13, 2024
Ndryshe, sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat rreth Manastirit të Deçanit.
Kryeministri tha se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...