Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka uruar festën e Vitit të Ri, duke thënë se mezi pret të rifillojë punën në vitin 2018, për t’u ballafaquar me problemet që kërcënojnë edhe Kosovën edhe Britaninë, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një statusi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se është optimist për të ardhmen e Kosovës. Këtij statusi ambasadori O’Connell ia ka bashkuar edhe një video.
Statusi i tij i plotë:
“Kur afrohet fundi i vitit 2017, ne të gjithë fillojmë të mendojmë për të kaluarën dhe për të ardhmen. Në fakt ne e dijmë që Kosova ka pasur një vit të ngarkuar me zgjedhje këtë vit. Unë personalisht mezi pres të rifilloj punën në vitin 2018, për t’u ballafaquar me problemet që kërcënojnë edhe Kosovën edhe Britaninë. Unë jam shumë optimist për të ardhmen e Kosovës sepse jam shumë besimtar për qytetarët e Kosovës. Pra urime vitin e ri 2018, lumturi, pasuri, shëndet”, ka shkruar ambasadori O’ Connell./arbresh.info/
https://www.facebook.com/UKinKosovo/videos/911072699051822/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...