Ambasadori britanik i shkon në zyre Ramës, dakordohen për bashkëpunim

13:46 | 11 Dhjetor 2021
A Z

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbot e ka uruar Përparim Ramën për marrjen e detyrës së kryetarit të ri të Prishtinës. Këtë ai e vëri gjatë një takimi që pati dje me Ramën në Komunën e Prishtinës.

Kryetari Rama tha se u dakordua me ambasadorin Abott për bashkëpunim në mes të Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Britanike në Kosovë.

Postimi i plotë:

Dje, mirëprita në zyrën time ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, zotin Nicholas Abbott.

Ambasadori Abbott fillimisht më uroi për postin si Kryetar i ri i Komunës së Prishtinës. Gjatë bisedës u dakorduam për bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Britanike në Kosovë, sepse përkrahja për Prishtinën do të kontribuojë në cilësinë e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Prishtinës, të gjithë Republikës së Kosovës, por edhe të gjithë trupit diplomatik e partnerëve të tjerë ta huaj të vendosur në kryeqytet.

Në fund të takimit falënderova ambasadorin Abbott dhe gjithë Ambasadën e shtetit britanik në Kosovë për rolin, kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme që japin. Nga ana e tij, ambasadori Abbott shprehu mbështetjen dhe përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë mes Ambasadës Britanike dhe Komunës së Prishtinës.

Të ngjashme