Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott i ka bërë sot vizitë Federatës së Futbollit të Kosovës ku është pritur nga kryetari Agim Ademi dhe nga sekretari gjeneral, Taulant Hodaj.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, ambasadori shkroi se ndër të tjera në takim është diskutuar për punën e licencimit të FFK-së në Ministrinë e Sportit.
“Sot e takova presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ne diskutuam rreth licencimit të Federatës së Futbollit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si një hap i rëndësishëm për Kosovën që ta vazhdojë progresin dhe garimin në arenën ndërkombëtare. Ne u dakorduam se Federata duhet të mbetet e pavarur nga politika dhe që duhet t’i përmbush krejt kriteret për t’u licencuar. Unë ia ofrova krejt mbështetjen presidentit dhe FFK-së në këtë rrugëtim. Si tifoz i futbollit kosovar, do të vazhdoj ta mbështes ekipin kombëtar të Kosovësdhe mezi pres t’i festoj sukseset e saj në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Abbott në “Facebook”. /Arbresh.info/
Lille sonte pa Zhegroven, ylli kosovar vazhdon rikuperimin
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diel...
Haxhiu: Isufaj e di kush nga prokurorët shkoi në zyrën e kry...
Kurti falënderon SHBA-në për mbështetjen në sektorin energje...
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurs...
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...