Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka takuar sot familjet e viktimave të masakrës në Vushtrri gjatë vitit 1999.
Ambasadori britanik përmes postimit në faqen e tij në Facebook ka shkruar se cdo viktimë pa dallim meritojnë përjetimet e tyre të tregohen dhe të pranohen.
“Takova sot familjet e viktimave të masakrës së 22 Majit 1999 në Vushtrri. Çdo viktimë pa dallim nëse janë Shqiptarë, Serb, Roma, Ashkali, Boshnjak meritojnë drejtësi. Por më shumë se çdo gjë ata meritojnë që përjetimet e tyre te tregohen dhe të pranohen”, ka shkruar O’Connell.
Sipas tij, pajtimi nis nga tregimi dhe dëgjimi i të vërtetës rreth asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë.
“Pajtimi fillon duke treguar dhe dëgjuar të vërtetën. Ne duhet të kujtojmë dhe pranojmë atë se çka ka ndodhë në Kosovë. Unë isha i prekur me atë se çka më tha sot një grua që kishte humbur vëllaun: “Ne nuk dojmë hakmarrje. Ne dëshirojmë drejtësi, që kjo mos të ndodhë më kurrë”, ka shkruar O’Connell në facebook./Arbresh.info
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...