Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj në prag të nisjes së Forumit Ekonomik në Prishtinë ka thënë se raportimet për përfshirjen e tij në një aferë janë qëllimkëqija.
“Jam shumë i gëzuar që prezantoj shtetin e Kosovës si ambasador në Kroaci. Ato janë spekulime të cilat i hedh poshtë e të cilat kanë qëllim denigrimin e personalitetit tim dhe imazhit të Kosovës dhe të ndërpretë marrëdhëniet e shkëlqyeshme me shtetin Kroat dhe Kosovës dhe shtetit të Sllovenisë, që fusin njerëz të cilët e kanë dëshirën për të bërë emër në emër të tjetërkujt”, është shprehur Berishaj para gazetarëve.
“Besoj se shpifësit do të dalin para gjyqit”, ka shtuar ai duke thënë se sot më me rëndësi është të flitet për Forumin Kosovë-Kroaci.
I pyetur nga gazetarët se a është marr në pyetje nga prokuroria, Berisha tha se ka dhënë deklaratën e tij në komisionin parlamentarë.
“Unë e kam dhënë deklaratën në institucionin më të lartë të shtetit dhe e kamë dhënë deklaratën time, në komisionin që më ka thirrur. Unë atë çka kam thënë e kamë thënë dhe e kam shkruar”, ka thënë ai./eo
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh