Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i ka reaguar zëdhënësit të Bashkimit Evropian Peter Stano, se ende nuk është hartuar ende një raport i plotë i hetimit për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
Bajrami nuk u pajtua me këtë konstatim të Stanos, duke dhënë një kronologji se si Prishtina zyrtare e kishte informuar BE-në.
Madje diplomati kosovar shpjegoi se Kosova i ka informuar mekanizmat e BE-së, jo njëherë por disa herë.
Po ashtu ai i ka renditur një nga një të gjitha procedurat e ndërmarra pas sulmit:
– Më 24 shtator, ditën e sulmit, Bajrami thotë se janë dërguar informacione urgjente për sulm terrorist. Dokumenti kishte dy faqe.
– Dy ditë më vonë, më 26 shtator, është dërguar dokumenti 12 prej 12 faqesh me informacion fillestar.
– Më 28 shtator është dërguar dokumenti 10 faqor me informacione faktike, teksa më 9 tetor është dërguar kopje fizike e gjetjeve preliminare, dokument ky prej 46 faqesh, që i është dorëzuar delegacionit të EEAS-it.
– Më 18 tetor, Bajrami thotë se gjetjet u janë dërguar të gjitha shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s.
“Më 20 tetor, raporti preliminar (51 faqe) iu dërgua BE-së, NATO-s dhe të gjitha shteteve të tyre anëtare. Gjatë dhjetorit 2023 dhe gjatë periudhës janar-shkurt 2024, u ndanë versionet e përditësuara të raportit. Informacionet e përfshira në këto dokumente janë faktike, të vërtetuara dhe bindëse përtej dyshimit të arsyeshëm” shkroi ai në X.
Abdixhiku me telegram ngushëllimi për familjen Berisha: Kont...
Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ...
Roth për protestat në Serbi: Të qëndrojmë për liri dhe demok...
“Kam humbur diçka që lashë jashtë për ty”, Xheneta plas në v...
Barcelona në kaos, grupimi “Som Un Clam” kërkon dorëheqjen e...
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave të t...