Ambasadori austriak: Nuk kemi ndryshuar qëndrim rreth Kosovës

22:49 | 11 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, ka reaguar pas raportimeve për disa deklarata të zëvendëskancelarit austriak Heinz-Christian Strache ku citohet të ketë thënë “Kosova është Serbi”.

“Nuk kemi ndryshim të qëndrimit për Kosovën”, ka thënë Pfandler.

“Austria e ka njohur Kosovën si një prej vendeve të para dhe që atëherë ka qenë një prej përkrahësve më të fortë të Republikës së Kosovës dhe perspektivës së saj evropiane”.

Sonte në mbrëmje ka reaguar edhe zëdhënësi i Strache, Martin Glier, ku ka mohuar se ai ka bërë një deklaratë të atillë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme