Dy ditë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës doli me qëndrim zyrtar kundër platformës qeveritare për dialog me Serbinë, i pari i këtij subjekti politik është vizituar nga ambasadori i Amerikës në Kosovë.
Ambasadori amerikan Greg Delawie të mërkurën e ka vizituar në shtëpinë e tij kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Klan Kosova merr vesh se temë bosht e këtij takimi ka qenë shkuarja në fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe Lutfi Haziri, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala – të gjithë zyrtarë të lartë të LDK-së.
Të njëjat burime ia kanë konfirmuar se zyrtarët e këtij subjekti politk kanë qenë i interesuar të mësojnë më shumë mbi idenë amerikane për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje.
Vizita e ambasadorit Delawie tek Mustafa vjen vetëm dy ditë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës doli zyrtarisht kundër platformës qeveritare për dialog me Serbinë, që rol qendror i jepte presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...