Ambasadori amerikan viziton Gjakovën

14:59 | 1 Shkurt 2023
L G

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeffrey M. Hovenier, ka vizituar sot qytetin e Gjakovës.

Ambasadori amerikanë është pritur nga kreu i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, raporton arbresh.info.

Lajmin për vizitën e Hovenie e ka bërë të ditur Gjini përmes një postimi në Facebook, ku ka pohuar se populli i Kosovës është i bekuar që ka afër shtetin më të fuqishëm dhe më demokratik në botë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që sot pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të pres në komunën e Gjakovës, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, shkëlqesinë e tij Jeffrey M. Hovenier”, shkruan Gjini.
Sipas tij, falë SHBA-ve Kosova ngadalë por sigurt, po e merr formën e një shteti demokratik, me vullnet e aspirata për të qenë një shtet me një të ardhme të ndritur evropiane.

“Ambasadorin Hovenier e falënderova për tërë kontributin dhe angazhimin e përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e gjithsesi edhe të tij personal për Kosovën, teksa i rikujtova që populli i Kosovës është i bekuar për faktin se e ka afër shtetin më të fuqishëm dhe më demokratik në botë, falë së cilit edhe Kosova ngadalë por sigurt, po e merr formën e një shteti demokratik, me vullnet e aspirata për të qenë një shtet me një të ardhme të ndritur evropiane”, shprehet Gjini.

Ai bëri të ditur se bashkë me ambasadorin Hovenier kanë bërë një shëtitje në disa pjesë të qytetit tonë, me ç’rast e ka njoftuar atë për angazhimin e përditshëm të Komunës dhe planet që ka si qeveri komunale./arbresh.info/

Të ngjashme