Google ADS

Ambasadori amerikan uron muajin e shenjtë të Ramazanit

11:08 | 10 Mars 2024
E.H

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar besimtarët mysliman në Kosovë dhe në botë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Me anë të një postimi në platformën X, Hovenier ka uruar që ky muaj të sjellë dritë, paqe dhe begati.

“Me rastin e Ramazanit, ju uroj të gjithëve që e kremtojnë muajin e shenjtë në Kosovë dhe në mbarë botën. Uroj që ky muaj t’ju sjellë dritë, paqe dhe begati”, ka shkruar Hovenier./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme