Në Kosovë sot është ditë zie në nderim të jetës dhe veprës së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara, falënderoi popullin e Kosovë që vazhdojnë ta nderojnë dhe ruajnë kujtimin për zonjën Albright
Hovenier, përmes një postimi në Facebook, tha se lidershipi i Albright shpëtoi jetë dhe vendosi siguri dhe prosperitet për brezat e ardhshëm.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të nderuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shpallur ditën e sotme ditë zie për nder të Madeleine Albright, udhëheqja e së cilës shpëtoi jetë dhe siguroi siguri dhe prosperitet për brezat e ardhshëm. Faleminderit që e keni njohur Madeleine sot dhe vazhdoni të nderoni kujtimin e saj duke ndërtuar një demokraci të begatë, multietnike”, ka thënë Hovenier.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur të premten, 25 mars, ditë zie, si shenjë nderimi për ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë më 23 mars./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...