Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, është takuar me emisarin special të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel.
Në një postim në Twitter, ambasadori amerikan në Kosovë, ka theksuar se marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim ekonomik duhet të plotësojë procesin e tanishëm të dialogut të udhëhequr nga BE-ja.
“I kënaqur për takimin me Lajçak për të diskutuar interesat e përbashkëta në dialogun në vazhdim. Marrëveshjet e Uashingtonit plotësojnë këtë proces të udhëhequr nga BE. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta – normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar diplomati amerikan.
Gjatë vizitës në Kosovë, dje dhe sot, Lajçak ka takuar krerët e shteti dhe liderët e partive politike.
Në Bruksel kanë thënë se vizita e tij në Prishtinë dhe Beograd për të diskutuar “zhbllokimin e çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Kosova ka thënë se nuk dëshiron ta hapë më çështjen e këtij Asociacioni, por Serbia insiston që të bisedohet për të./arbresh.info/
Enjoyed meeting EUSR Lajčák to discuss common interests in the ongoing Dialogue. The Washington Agreements complement this EU-led process. We will continue to work together to achieve shared goals — normalization & mutual recognition between #Kosovo & #Serbia.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) October 14, 2020
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...