Ambasadori amerikan: Parku Arkeologjik i Ulpianës një nga thesarët e trashëgimisë kulturore të Kosovës

16:05 | 10 Gusht 2024
R J
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kaloi këtë të shtunë në Parkun Arkeologjik të Ulpianës.

Ai shprehu kënaqësinë e tij për vizitën, duke e cilësuar atë si një mundësi të shkëlqyer për të parë një nga thesaret e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe për të vëzhguar punën e jashtëzakonshme arkeologjike që kryhet nga ekspertë ndërkombëtarë dhe kosovarë.

Hovenier u mahnit nga mozaikët e sapo-gërmuar në këtë park, duke theksuar cilësinë e lartë të gërmimeve dhe vlerën historike të objektit.

Të ngjashme