Ambasadori i SHBA në Serbi, Kyle Randolph Scott, deklaroi se nuk mund të flitet për zgjidhje afatgjatë të nyjës së Kosovës pa negociata të drejtpërdrejta në mes të autoriteteve të Beogradit e të Prishtinës.
Ky është qëllimi ynë, ky është përgjithësisht qëllimi i Brukselit”, i ka thënë TV Telegraf ambasadori Scott.
SHBA do të bëjë atë që ka mundësi ta bëjë, të sugjerojë e të propozojë, ose ta qetësojë situatën kur këtë e kërkon nevoja dhe atje ku ka ndikim, megjithatë “fundi i fundit kjo është punë e bisedimeve direkte midis Beogradit e Prishtinës”, ka thënë ai.
“Edhe në Kosovë, edhe në Serbi duhet të shqyrtohet situata reale dhe të arrihet kompromisi, ndërsa kjo është e mundur vetëm nëse zhvillohet dialog i hapur”, është shprehur ambasadori amerikan, duke shtuar se nuk e ka fjalën vetëm për dialogun midis dy palëve, por edhe brenda secilës shoqëri.
“Cilat janë interesat më të mëdha? Interes është punësimi dhe rritja ekonomike. Dhe ato do të vijnë kur të keni marrëveshje dhe raporte normale. Ky është qëllimi”, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.
Sipas Scott nuk është e nevojshme që në dialog të inkuadrohet SHBA, meqë dialogu të cilin e udhëheq BE bashkë me autoritetet e Beogradit e të Prishtinës është mënyra më e mirë.
“Nëse të gjithë kërkojnë prej nesh që të inkuadrohemi më shumë, ne do të jemi të gatshëm. Por mendoj se BE’ja po e kryen punën mirë tash për tash, ndërsa ne duam vetëm negociata”, është shprehur ambasadori amerikan.
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...