Ambasadori amerikan në Kosovë pyet se cili do të jetë aktori kosovar që do të pushtojë Hollywood-in

13:04 | 24 Shkurt 2019
Arbresh.info

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett , ka bërë një pyetje për kosovarët. Se kush do të jetë aktori dhe drejtori që do ta bëjë një gjë të madhe në ShBA

“Në pritje të Oscars2019. Regjisorët dhe aktorët ndërkombëtarë kanë arritur sukses në Hollywood me gjenerata. Kush nga regjisorët dhe aktorët kosovarë do të korrë sukses në Shtetet e Bashkuara?”, ka shkruar Kosnett.

Këtij mbi shkrimi, Kosnett i ka mbështetur një artikull “Hollywood: Ende një magnet për talentet në mbarë botën”.

Në këtë artikull janë katër nga talentët filmit që kanë bërë jehonë në Hollywood.

Nga ditët më të hershme të filmit, Hollywood ka tërhequr talentin ndërkombëtar për të shkruar, drejtuar dhe prodhuar filma. Njihuni me disa prej inovatorëve kinematografikë, të cilët gjetën sukses në qytetin kryesor të botës për fotografi filmike:, Billy Wilder, Alfred Hitchcock, Ida Lupino, Ang Lee.

Ndarja e çmimeve Oscars do të mbahet sonte, ndërkaq ky është edicioni i 91-të i këtij festivali të kinematografisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme