Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 21 dhjetor kishte pasur një takim të paraportuar diplomatik në Berlin me ambasadorin amerikan, Richard Grenell, person i afërt me presidentin Donald Trump.
Lajmin e bëri të ditur në një artikull, The Washington Post. Thaçi atje ishte zotuar se do Kosova do ta heqë taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.
Në një deklaratë për The Washington Post, ambasadori Grenell tregon se çfarë kishte biseduar me Thaçin gjatë këtij takimi në Berlin.
“Presidenti Thaçi dhe unë folëm për rëndësinë e marrjes së vendimeve afatgjate në vend të veprimeve afatshkurtra. Isha i kënaqur që ai u pajtua dhe do të angazhohet për heqjen e tarifave të vendosura së fundmi mbi produktet serbe”, shprehet Grenell.
“Kjo lëvizje do të ndihmonte që të dërgoheshin sinjalet e duhura që ai është serioz për negociatat dhe në ndërtimin e besimin ndërmjet palëve”.
Me paralajmërimin për heqjen e Taksës, para nisjes së fazës që konsiderohet përfundimtare në bisedimet Kosovë-Serbi, në Bruksel, Thaçi e ka sfiduar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.
Shefi i ekzekutivit kosovar kishte deklaruar se taksa prej 100 për qind ndaj Serbisë do të hiqet vetëm kur shteti fqinj ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...