Ambasadori amerikan: Krimineli serb që vrau njerëz në Kosovë, udhëhoqi në Ditën e Evropës

12:53 | 12 Maj 2019
L G

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka reaguar në Twitter ndaj Serbisë pasi një gjeneral serb që ka vrarë civil dhe fëmijë të udhëheqë turmën në Nish në “Ditën e Fitores mbi Fashizmin” siç e quajnë serbët 9 majin.

“Është një turp që i dënuari për krime lufte marshon në frontin e atyre që duan të nderojnë aletatët të cilët kanë vdekur duke luftuar për drejtësinë dhe paqe në Evropë. Dita e Evropës – Vlerat Evropiane.”, ka shkruar Scott.

Gjenerali serb në pension, Vladimir Lazareviç ka reaguar duke dhënë një deklaratë skandaloze për mediat serbe.

I njëjti mohon të ketë bërë krime në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Ai tha se nuk ka bërë asnjë vrasje dhe asnjë krim në Kosovë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Lazareviç është i dënuar nga Gjykata e Hagës me 14 vite për përgjegjësitë e tij komanduese në Kosovë gjatë luftës.

Ish-gjenerali serb u shprehë se ai u dënua nga Haga vetëm se nuk e ka ndaluar dëbimin e popullatës shqiptare.

“Unë jam i ngarkuar me përgjegjësin që gjoja nuk e parandalova dëbimin e popullatës shqiptare. Kjo është e vërteta e vetme.”, tha ai.

Por faktikisht ai nga Gjykata e Hagës u dënua për shkak të krimeve që i ka bërë mbi popullatën civile.

Deri vonë ai ndihmoi ushtrinë serbe për të stërvitur rekrutët e rijnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme