Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re.
Kosnett përmes një postimi në Twitter ka thënë se shpreson që me Kurtin do të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët, shkruan arbresh,info
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Urime kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverinë e Re. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës – dhe, më urgjentisht, për të mposhtur COVID-19. #Mbanimaskën”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që Qeveria “Kurti” është formuar dje me 67 vota pro të deputetëve të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane