Google ADS

Ambasadori amerikan kërkon më shumë angazhim në luftimin e krimit të organizuar dhe dhunës seksuale

11:57 | 24 Tetor 2022
A Z

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier, ka kërkuar më shumë angazhim në luftimin e krimit të organizuar dhe dhunës seksuale.

Ai në “Javën për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, të organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka falënderuar edhe institucionet e Kosovës që në Kodin e Procedurës Penale kanë futur edhe rastet e viktimave të dhunës si dhe kompensimin e tyre

“Dëshirojmë që ta shfrytëzojmë këtë javë për të reflektuar mbi përpjekjet tona por që të marrin edhe veprime që viktimat të kenë shërbime të duhura dhe drejtësi. Është e rëndësishme që margjinalizuarit shpesh kanë pabarazi dhe mund të kenë më të cenueshëm për t’u bërë cak i trafikimit me njerëz”.“Garantimi i të drejtave të viktimave të dhunës është futur në kodin e procedurës penale dhe gjithashtu e kemi kuptuar që Qeveria e Kosovës do ta zgjerojë kompetencat për viktimat dhe kjo tregon përkushtimin e Kosovës për luftimin dhe kompensimin e veprave të tilla”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme