Ambasadori amerikan: Disa po punojnë shumë për t’i lënë qytetarët të izoluar

00:15 | 22 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, është shprehur kritik ndaj disa politikanëve rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Përmes një postimi në mediat sociale ai ka theksuar se “disa politikanë po punojnë shumë për të lënë të izoluar popullin e Kosovës”, transmeton portali arbresh.info

Ai ka bërë thirrje për ratifikim të demarkacionit.

Seanca mbi miratimin e demarkacionit pritet të mbahet gjatë ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e Delawie:

“Mahnitëse se sa shumë po punojnë disa që të provojnë t’i mbajnë qytetarët e Kosovës të izoluar nga dalja në Evropë. Qytetarët kanë pritur shumë gjatë për liberalizimin e vizave, është koha që ta ratifikohet marrëveshja e demarkacionit. Ejani ta bëjmë!” (sic), ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme