Ambasadori amerikan bënë thirrje që ta vizitoni Kalanë e Prizrenit

18:52 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Ambasadori amerikan në Kosovë, , ka vizituar sot Kalanë e Prizrenit dhe ka vlerësuar lart punimet e bëra në këtë objekt të trashëgimisë historike dhe kulturore.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për vizitën e ambasadorit Delawie dhe iu ka sugjeruar qytetarëve që ta vizitojnë Kalanë e Prizrenit, për të parë ndryshimet që ka pësuar ky objekt, pas punëve që janë kryer përmes një projekti në të cilin ka participuar edhe kjo ambasadë.

“A keni qenë kohët e fundit në Kalanë e Prizrenit? Nëse jo, atëherë patjetër duhet të planifikoni ta vizitoni sa më shpejt! Për shkak të punëve shumë të vështira të bëra, ka shumë ndryshime të reja për t’i parë! Ambasadori Delawie ishte sot për të parë përparimin.

Faleminderit Ministrisë së Kulturës, CHwB Kosovës dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës për partneritet me ne në këtë projekt të rëndësishëm”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.
del_1501173617-7858972

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme