Google ADS

Ambasadori Ajeti takon Mbretëreshën e Danimarkës Margrethe II

15:23 | 5 Janar 2024
R J

Ambasadori jorezident i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Danimarkës, Faruk Ajeti, së bashku me bashkëshorten, Resmije Kurbogaj – Ajeti, morën pjesë në pritjen vjetorë të Vitit të Ri, e cila është organizuar nga Shkëlqesia e saj, Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II, në Kështjellën Christiansborg në Kopenhagë.

Pas 52 viteve shërbimi të jashtëzakonshëm për Mbretërine e Danimarkës, ky organizim ishte pritja e fundit nga Mbretëresha, e cila do t’ia kalojë fronin më 14 janar djalit të madh të saj, Princit të kurorës Frederik./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme