Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, vlerëson se njohja e patentë shoferëve të Kosovës është meritë e të gjitha institucioneve kosovare.
“Vërtetë ishte emocion i parë pas 16 lande na mbështetën dhe para votimit takova disa ministra të 16 landeve dhe aty pata emocionet e para që kjo do të kalojë”.
“Për këtë ditë është punuar shumë nga viti 2018, institucionet që kanë qenë të përfshira në këtë proces kanë punuar shumë që t’jua lehtësojnë punën qytetarëve shqiptarë që jetojnë këtu”.
“Sot e gëzojmë këtë ditë pas një pune të jashtëzakonshme. Qytetarët do ta kenë më të lehtë jetën dhe punët t’i bëjnë këtu. Meritat pa asnjë diskutim ka Republika e Kosovës dhe të gjithë ata që kanë qenë bartës të funksioneve këtu”, tha Ajeti.
Ambasadori Ajeti, në “Info Magazine”, tha se kjo njohje mori shumë kohë për shkak të procedurave gjermane, teksa thotë se cfarë do të ndodhë me patentë shoferët e marrë para 1 marsit të vitit 2018.
“Procedurat kanë zgjatur shumë se Gjermania është shtet ferdaral që ka kërkuar punë të jashtëzakonshme dhe kohë”.
“Të gjithë patentat që janë lëshuar nga 1 mars 2018 do të konvertohen pa asnjë procedurë shtesë. Ndërsa të tjerët të lëshuar para kësaj date duhet të paraqiten tek organet kompetente tek landi ku jetojnë dhe ata pyesin institucionet kosovare për vërtetësinë e këtij dokumenti dhe pastaj konvertohen”, tha Ajeti.
Vizita shtetërore e Kuvendit të Shqipërisë, policia njofton ...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s