Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë e Italisë pas mbi një ore takim me kryeministrin Albin Kurti janë parë duke dal nga Qeveria.
Gazetarët tentuan që të kenë një deklaratë në lidhje me takimin, por të njëjtit nuk u prononcuan për medie.
Takimi ndodh pas reagimit të Zyrës së BE-së në Prishtinë rreth vendimit preliminar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës për interes publik në Leposaviq dhe Zubin Potok.
Një ditë më parë Kurti priti në zyrën e tij emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, i cili erdhi në Prishtinë për të diskutuar hapat e mëtejshëm në dialog, si dhe shqetësimet e tij për situatën e sigurisë në veri të vendit./EO/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...