Përzgjedhja e gjermanit Beyer është mirëpritur nga ambasadorët e Kosovës Beqë Cufaj dhe Mimoza Ahmetaj.
Ahmetaj përmes një “cicërime” në Twitter ka uruar Peter Beyer, duke falenderuar poashtu për mbështetje “CoE” (Këshillin Evropian) dhe “PACE_News”.
“Urime për @Peter_Beyer që u zgjodhë si raportues në #Kosovë. Kosova mezi pret të bashkëpunojë me ju.
Faleminderit @PACE_News @CoE për mbështetjen që i keni dhënë vlerave të vërteta demokratike.” ka shkruar Ahmetaj.
Peter Beyeri është deputet i Bundestagut gjerman nga partia e CDU-së së Angela Merkelit dhe kosovarët e mbajnë mend nga vizita e tij në Prishtinë kur tha se liberalizimi i vizave mund të vijë si dhuratë për Krishtlindje, pikërisht rreth 25 dhjetorit, datë kur ai e feston edhe ditëlindjen e tij.
Në vitin 2009, 2013 dhe 2017 ai u zgjodh deputet i Bundestagut gjerman për të përfaqësuar qytetarët e Heiligenhausit, Ratingenit, Velbertit dhe Wulfrathit.
Beyeri është një nga njerëzit që promovon dhe lobon për një marrëdhënie të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.
https://twitter.com/beqecufaj/status/1194967421473431554
https://twitter.com/AhmetajMimoza/status/1194996950598406144
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...