Ambasador Heldt ndikoi që Kosova të futet në hartën globale me të dhënat për pandeminë COVID-19

17:49 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt ka ndikuar dhe ka mundësuar që Kosova si shtet të futet në hartën (të dhënat) globale lidhur me pandeminë Covid-19 në faqen me të madhe dhe më me rëndësi “Johns Hopkins”.

Heldt, iu kishte shkruar në Twiter “Johns Hopkins”, për ta rregulluar renditjen e shteteve me COVID19, në të cilën nuk ndodhej Kosova.

“Të nderuar ekipë e “Johns Hopkins”, ky është një lajm i shkëlqyeshëm, faleminderit. Ju keni marrë parasysh kërkesat në këto kohë sfiduese. Vazhdoni me punën e shkëlqyeshme që po bëni për të gjithë ne në hartën e Botës”, ka shkruar ambasadori Heldt.

Pastaj, Universiteti “Johns Hopkins”, i kishte kthyer përgjigje ambasadorit gjerman duke i treguar se tani më edhe Kosova bën pjesë. /Telegrafi/

https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1243541719418900484?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1243541719418900484&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fambasador-heldt-ndikoi-qe-kosova-te-futet-ne-harten-globale-te-dhenat-per-pandemine-covid-19%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme