Kremtës së madhe të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës po i bashkohen edhe shtetet që kanë kontribuar në krijimin e shtetit më të ri në Evropë. Ambasadat e këtyre shteteve tashmë kanë ndërruar ballinat në faqet e rrjeteve sociale.
Secila në formën e vet, ka përçuar edhe mesazhe urimi e bashkëpunimi me Kosovën, shkruan AktivPress.
Ambasada amerikane në banerin e saj ka vendosur hartën e Kosovës të shoqëruar me dy flamuj- atë amerikan dhe të Kosovës. Brenda hartës ka shkruar mesazhe për demokraci, partneritet, trashëgimi kulturore, ekonomi, të drejta të njeriut e shumë mesazhe të tjera.
Kreative është treguar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe. Në banerin e saj ajo ka shënuar numrin 10 i cili përshkohet nga një lidhje mes dy shteteve. Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell është shprehur krenar që vendi i tij ka qenë i pari që e ka njohur shtetin e Kosovës.
Por jo vetëm SHBA dhe Britania e Madhe kanë bërë diçka të tillë. Është edhe Zvicra, vendi ku jetojnë me qindra mijëra shqiptarë që ka postuar një baner festiv. Në të shkruan: “10 vjet bashkëpunim- 10 vjet marrëdhënie diplomatike”.
As Ambasada e Suedisë nuk ka qëndruar indiferente. Në njërën prej fotografive që ka postuar me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kjo ambasadë ka shkruar edhe një mesazh të fuqishëm. “Evropa e bashkuar është një Evropë stabile, Suedia është mbështetëse e fuqishme e Kosovës në BE, dhe ka qenë #prejpavarësisë”.
Nuk dihet pse, por shembullin e këtyre shteteve nuk e ka ndjekur Shqipëria. Në faqen zyrtare në Facebook, në banerin kryesor ka të vendosur E- Konsullaten, një shërbim që kryhet online nga qytetarët./aktivpress
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...