Ambasadat e shteteve të QUINT-it në Prishtinë kanë bërë thirrje që Kosova ta formojë një Qeveri me shumicë stabile në Parlament.
Sipas tyre, kjo Qeveri duhet t’i adresojë sa më parë problemet themelore për vendin, si: zhvillimi ekonomik, korrupsioni, sundimi i ligjit, integrimi evropian e stabiliteti rajonal. Vonesat në formimin e Qeverisë, sipas tyre, nuk janë në interes të Kosovës
Vonesat e gjata në formimin e Qeverisë nuk janë në interesin më të mirë të Kosovës, ekonomisë së saj dhe popullit të saj. Madje Kosova duhet t’i adresojë sa më parë problemet akute në mënyrë që ta avancojë zhvillimin ekonomik, politik, integrimin e saj euroatlantik e çka është më e rëndësishmja stabilitetin rajonal, shkruan “Zeri”.
Kjo është kërkesa që ambasadat e QUINT-it e kanë për autoritetet kosovare dhe liderët e partive politike. Sipas tyre Kosova ka nevojë për një qeveri me legjitimitet demokratik e që do të merrej urgjentisht me luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit. Madje, Ambasada Gjermane në Kosovë specifikisht është ndalur në nevojën që Kosova ta formojë një qeveri, e cila do ta ketë një shumicë stabile në Parlament. E tërheqja e investimeve të huaja dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jetë prioritet i secilës qeveri, e cila do të formohet pas certifikimit të rezultateve. .
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...