Google ADS

Ambasadat e huaja mirëpresin zotimet e liderëve për mos shfuqizimin e speciales

12:13 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ambasadat e huaja në vend kanë mirëpritur deklaratat e fundit të udhëheqësve politik të Kosovës ku zotohen se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara.

Përmes një deklarate të përbashkët të Ambasadës së Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të ShBA-së, është bërë e ditur se presin nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre kurse nga institucionet presin që ta nderojnë këtë gatishmëri,transmeton Indeksonline.

Gjithashtu është shtuar se vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund të afirmojë pjekurinë e saj si shtet për t’u integruar tërësisht në Evropë.

Komunikata e plotë:

Mirëpresim deklaratat e fundit të udhëheqësve politik Kosovarë ku zotohen se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara. Presim nga udhëheqësit e

Kosovës të mbajnë fjalën e tyre kurse nga institucionet e Kosovës presim që ta nderojnë këtë gadishmëri.

Vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gadishmërinë për tu integruar tërësisht në Europë dhe komunitetin ndërkombëtarë. Me mbështetjen e Dhomave të Specializuara mundësohet mbështetje e vazhdueshme nga miqtë dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës tani kur festojmë shumë të arritura në dekadë, që nga pavarësia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme