Ambasadat e huaja i premtojnë Kurtit mbështetje në çdo formë në luftën me COVID-19

15:34 | 13 Prill 2020
Arbresh Info

Në vazhdën e takimeve me korin diplomatik në Republikën e Kosovës, sot gjatë ditës, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka mbajtur një takim të përbashkët me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi, shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Chryssoula Alifer, të ngarkuarin me punë i ambasadës Japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, Daniel Onişor, shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilník dhe ambasadoren e Suedisë në Kosovë,Karin Hernmarck Ahliny, transmeton arbresh.info.

Në këtë takim, Kryeministri në detyrë i njoftoi ata mbi situatën në vend pas përhapjes së virusit COVID-19, masat e ndërmarra deri më tani nga Qeveria. Theks i veçantë u vë mbi pakon fiskale emergjente të hartuar nga Qeveria në detyrë.Ambasadorët dhanë vlerësimet e tyre pozitive për punën e Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës në ballafaqimin me pandeminë COVID- 19, dhe në të njëjtën kohë shprehën gatishmërinë dhe vullnetin për ta ndihmuar Republikën e Kosovës në çfarëdo forme.

Kryeministri në detyrë Kurti, shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që komuniteti ndërkombëtarë po i jep Kosovës për menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj sfide të përbashkët./arbresh.info/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme