Ambasadat e BE-së shtrëngojnë dhënien e vizave për kosovarët

07:27 | 1 Prill 2019
Arbresh.info

Derisa Bashkimi Evropian vazhdon ta zvarrisë liberalizimin e vizave për kosovarët, qytetarët po ankohen se së fundmi edhe ambasadat e shteteve evropiane e kanë shtrënguar dhënien e vizave për ta, duke e bërë edhe më të vështirë lëvizjen e lirë në Zonën Schengen, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Së fundmi janë shtuar ankesat e qytetarëve për refuzim të vizave ose për dhënie të vizave afatshkurtra.

Gazetarja Serbeze Haxhiaj ka përmendur një rast për “Zërin” kur një ambasadë i kishte lëshuar vizë vetëm 24-orëshe.

“Më ka ndodhur një herë që Ambasada Gjermane më ka lëshuar vizë 24-orëshe për të marrë pjesë në një ekspozitë të krimeve të luftës në Berlin. Në kthim ka pasur vonesa në fluturime dhe kur kam ardhur në aeroport të Budapestit në Hungari më kanë thënë se nuk guxon ta lëshosh terminalin, sepse nuk ke vizë. Kosovarët përveçqë kanë vuajtur për shumë vite nga regjimi i vizave, ata kanë hasur në shumë probleme dhe në burokraci nga stafi i ambasadave. Pra nuk ka pasur lehtësi as për gazetarët”, ka bërë të ditur ajo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme