Mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e tërmetit që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit ka reaguar sërish ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Kjo ambasadë përmes një shkrimi në Facebook njofton se ky vend do ta ndihmojë Shqipërinë për vlerësimin e dëmeve të tërmetit.
“USAID ka dërguar dje inxhinierë strukturash nga Departamentet Zjarrfikëse të konteve Fairfax dhe Los Angeles, të cilët do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastruktura, si pjesë e mbështetjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara për rimëkëmbjen nga tërmeti. Ky ekip do të ndihmojë në përcaktimin e shtëpive, shkollave dhe ndërtesave të tjera që janë të sigurta për rikthimin e njerëzve. #ShbaQendronKrahShqiperise”, thuhet në njoftimin e ambasadës./arbresh.info
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt