Google ADS

Ambasada japoneze në Kosovë: Ngushëllimet që kemi marrë sot për Aben janë dëshmi e miqësisë sonë

20:17 | 8 Korrik 2022
L G

Ambasada e Japonisë në Kosovë ka reaguar pas vrasjes së ish-kryeministrit të këtij shteti, Shinzo Abe.

Në reagimin e ambasadës japoneze thuhet se janë të pikëlluar nga vdekja, teksa shtoi se Abe nisi Iniciativën e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Ngushëllimet që kemi marrë sot janë dëshmi e marrëdhënieve tona të forta miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës, për të cilat zoti Abe dha një kontribut të madh”, thuhet në reagim.

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u vra sot nga një person gjatë një fjalimi që ishte duke e mbajtur./arbresh.info/

LEXO EDHE

Shinzo Abe, Ish-kryeministri i Japonisë u plagos me armë zjarri – Arbresh.info

Abe u qëllua në qafë, thotë departamenti i zjarrfikësve – Arbresh.info

Të ngjashme