Google ADS

Ambasada izraelite në Kosovë shpërndanë mesazhin: Hezbollahu është një krah i zgjatur i regjimit iranian

14:08 | 25 Gusht 2024
E.G

Ambasada e Izraelit në Kosovë e ka shpërndarë mesazhiz zyrtar izraelit në lidhje me masat parandaluese kundër Hezbollahut.

Në këtë mesazh thuhet se natën e kaluar, Izraeli parandaloi në mënyrë proaktive një sulm të afërt në shkallë të gjerë nga Hezbollahu, duke ruajtur paqen dhe sigurinë e kombit.

“Angazhimi kryesor i Izraelit është siguria e popullit të tij, Izraeli do të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur çdo qytetar. Që nga 8 tetori, Hezbollahu ka sulmuar pamëshirshëm Izraelin me mijëra raketa, duke rezultuar në vdekjen tragjike të 12 fëmijëve ndërsa luanin futboll dhe duke detyruar mbi 60,000 izraelitë të evakuohen nga shtëpitë e tyre në veri”, thuhet në mesazh.

“Hezbollahu është një krah i zgjatur i regjimit iranian. Është thelbësore që Hezbollahu dhe Garda Revolucionare iraniane të përcaktohen si organizata terroriste nga komuniteti ndërkombëtar. Bota duhet të kërkojë zbatimin e menjëhershëm të Rezolutës 1701 të OKB-së, që bën thirrje për tërheqjen e forcave të Hezbollahut në veri të lumit Litani”, thuhet tutje.

Ndër tjera thuhet se Hezbollahu vepron në afërsi të zonave civile libaneze, duke vënë qëllimisht në rrezik jetë të pafajshme.

“Kjo taktikë rrezikon civilët libanezë dhe shkel ligjin ndërkombëtar”, thuhet në mesazhin zyrtar izraelit./Arbresh.info/

Të ngjashme