Google ADS

Ambasada italiane përgëzon Kosovën për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS

14:14 | 10 Maj 2024
E.K

Ambasada italiane në Kosovë ka përgëzuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, që ua mundëson qytetarëve kalimin nga patentë shoferët e lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ambasada italiane ka thënë se mbështesin iniciativat e tilla që nxisin integrim më të madh.

“Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj në lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferit. Ne mbështesim iniciativat që nxisin integrim më të madh dhe nxisin vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Ambasada italiane në X./Arbresh.info

Të ngjashme