Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe ForumZFD, do të organizojnë diskutim publik me temë “Holokausti në Kosovë dhe rajon, një përmbledhje e dokumenteve historike”.
“Ngjarja zhvillohet me rastin e botimit të fundit “Evropa Juglindore e pushtuar dhe Italia” në kuadër të serisë “Përndjekja dhe vrasjet e hebrenjve evropianë nga Gjermania naziste 1933-1945”. Kjo seri mbledh dokumente historike mbi holokaustin, i përkthen ato në gjuhën gjermane dhe i prezanton sipas rajonit të cilave iu referohen. Paneli i përbërë nga dy autorë dhe dy studiues të temës do të paraqesë dhe shtrojë për diskutim dokumentet që iu referohen holokaustit në Kosovë. Pas prezantimit do të ketë kohë për pyetje dhe përgjigje nga publiku i pranishëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.
Ngjarja mbahet të hënën, më 27 nëntor nga ora 15:00 deri në orën 17:00 në Prishtinë.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë