Ambasada Gjermane në Kosovë hap sot terminët e reja për viza.
Siç thuhet në njoftimin e tyre, lista e regjistrimeve për terminë në periudhën maj deri në fillim të muajit qershor do të hapet nga 04.04.2022 në orën 14:00 deri më 13.04.2022 në orën 14:00.
Për shkak të kërkesës tejet të madhe për termine për aplikim për vizë, nga dhjetori 2021 terminet po caktohen nëpërmjet një procedure të shortit.
Në fillim të secilit muaj hapet dhe qëndron e hapur për 2 deri 3 javë një listë e regjistrimeve për termine për aplikim për vizë. Periudha e saktë e hapjes së termineve publikohet secilin muaj. Pas mbylljes së listës, nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm. Të gjitha regjistrimet e bëra në muajin përkatës marrin pjesë në procedurën e shortit, pavarësisht se kur janë bërë. Prandaj regjistrimet e bëra më herët, nuk kanë përparësi kundrejt regjistrimeve të bëra më vonë brenda kësaj periudhe.
Regjistrimet e shumëfishta përjashtohen. Ndryshimet e mëvonshme të të dhënave gjatë regjistrimit nuk janë të mundura. Kalimi i një termini nga një person tek një tjetër nuk është i lejueshëm. Angazhimi i personave të tretë (p.sh. agjencioneve) nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell asnjë përparësi./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?