Terminët lidhur me procedurat për vizat me qëllim fillimin e punësimit në shtetin gjerman sipas Rregullës për Ballkanin Perëndimor, janë duke u stërzgjatur me mbi një vit pritje në ambasadën gjermane në Prishtinë.
Arsyeja e kësaj, sipas një përgjigje të Ambasadës dhënë për Indeksonline, thuhet se janë kapacitetet e pakta krahasuar me kërkesat e parashtruara për viza.
“Njoftimet lidhur me kohët e pritjes për termine, Ambasada Gjermane në Prishtinë i publikon në ueb-faqen e saj. Ambasada Gjermane vitin e kaluar i ka shtuar dukshëm kapacitetet e saj për përpunimin e aplikacioneve për viza, mirëpo kërkesa për viza edhe më tej i tejkalon kapacitetet, ashtu që kohët e pritjeve janë të pashmangshme”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndërkaq në ueb-faqen e saj, jepen detaje të llojeve të vizave dhe koha e pritjes. Aty thuhet se nëse e paraqisni sot kërkesën për termin, ju duhet të llogaritni siç parashikohet me këto kohë të pritjes:
Vizë Shengen – 6 muaj
Viza për shkollim/kualifikim/Kartoni i kaltër i BE-së/Studime në Gjermani – 3 muaj
Viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullës për Ballkanin Perëndimor – më shumë se një vit
Vizë për bashkim familjar – 10 muaj
Vizë me qëllim punësimin sezonal për studentë – 5 muaj
Ndërkaq shqetësues mbetet shqyrtimi i ngadaltë që Ambasada i ka bërë kërkesave për vizë pune, kjo për shkak siç thonë ata të kapaciteteve ta pa mjaftueshme.
Ambasada këto ditë ka në shqyrtim aplikacionet e muajit Maj të 2017-ës.
Mbi 12 muaj pritje për një përgjigje për vizë të punës nga Ambasada e Gjermanisë, po u prish punë edhe vetë aplikuesve, sepse sipas tyre firmat apo bizneset si palë garantuese në këtë rast, nuk janë në gjendje të presin mbi një vit për të marrë një punëtor nga Kosova. Kështu që firmat gjermane janë të detyruara në shumë raste të ndërpresin kontratën e punës për një kosovar.
Aplikuesi me inicialet A.H, i tha Indeksonline se tani ka paraqitur një kërkesë për termin për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë. Por se përgjigja që ka marrë nga agjensionet ndërmjetësuese në këtë rast është se duhet pritur një vit. Kjo pritje e gjatë ia ka zbehur atij gjasat për punësim në një firmë gjermane.
Kjo sepse sipas tij garantuesi gjerman nuk do të presë për ta marrë atë si punëtor, sepse firma mund të gjejë zgjidhje edhe në entin e punësimit (Arbeitsamt) ku janë të regjistruar personat si të pa punë në këtë shtet.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...