Policia e Kosovës ka pranuar sot donacion nga Ambasada Gjermane, ku përfshihen dylbi dhe pajisje të tjera që kanë vlerë rreth 240 mijë eurove.
Në këtë ceremoni i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, raporton arbresh.info.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, bëri të ditur se ky nuk është donacioni i parë që policia ka pranuar nga Gjermania.
“Nuk është donacioni i parë që shteti gjerman i ka bërë për e Policinë e Kosovës, por veçanërisht për pikat kufitare. Siguria e kufijve të Kosovës është në përgjegjësi”, tha Mehemti.
Ai tha se gjitha donacionet që kanë ardhur nga shteti gjerman kanë qenë të pranueshme.
“Ky donacion e të gjitha ndihmat që kanë ardhur nga Gjermania kanë qenë të pranueshme”, u shpreh Mehmeti.
Në anën tjetër, ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohide, nuk harroi ta urojë drejtorin për pozitën që ka marrë një ditë më parë.
“E uroj për detyrën e re Mehemtin, jam shumë i lumtur që jam prapë këtu. Pajisjet që kemi sjell janë dylbi, e pajisje të tjera por që vlera e tyre është 240 mijë euro”, tha Rohide, shkruan arbresh.info.
Ky donacion është bashkëpunim i shumë viteve në mes të Kosovës dhe Gjermanisë. Këto pajisje që janë dhënë për donacion shpresoj që do të përdoren e sidomos në këtë kohë të pandemisë”, u shpreh Rohide.
Ndryshe, si shenjë falënderimi, drejtori i policisë, Samedin Mehmeti ndau mirënjohje për punën bashkëpunuese zyrtares policore në Policinë Federale të Gjermanisë, Andrea Geschke.
Mehmeti, dje është zgjedhur drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë