Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë nesër do të hapet libri i ngushëllimeve për shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Sipas njoftimit, ky libër do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në ora 16:00, përcjell Arbresh.info.
Gjithashtu, ngushëllimet mund të shprehen edhe në mënyrë elektronike, më saktësisht në adresën [email protected].
Kujtojmë se Kadare ndërroi jetë të hënën në moshën 88-vjeçare.
Shqipëria dhe Kosova në shenjë nderimi për jetën dhe veprën, kanë shpallur ditë zie për humbjen e figurës monumentale në letërsinë shqiptare dhe evropiane./Arbresh.info
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin