Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marr pjesë në festën e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për nderë të 28 nëntorit.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se pavarësia e Shqipërisë është frymëzim dhe mbështetje për të gjithë shqiptarët.
“Për nder të 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë, në festën e organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Kosovë. 112 vjet shtet, frymëzim e mbështetje për të gjithë shqiptarët anekënd botës. Urime Shqipëri. Gëzuar shqiptarë”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?