Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me autoritet e Shqiprisë janë marr vesh që të ndahet një truall komunal për ndërtimin e Ambasadës në lagjen “Sofalia” të Prishtinës.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, më 31 maj 2016 thirri mbledhje të jashtëzakonshme për miratimin e dy pikave. Njëra kishin të bënin me dhënien e pëlqimit për ndërrimin e destinimit të parcelës në kuadër të Planit Rregullues “Lakrishtë” për ndërtimin e objektit të Ambasadës shqiptare.
Këtë e kishte kundërshtuar LDK-ja me arsyetimin se në një pjesë të atij vendi është paraparë ndërtim i selisë së LDK-së, shkruan lajmi.net.
Tash, Komuna ka ndërruar lokacion dhe ka ndarë një truall në lagjend “Sofalia” me sipërfaqe prej 2000 m2 nga pjesa e parcelës nr. 2576-0 ZK Prishtinë, me pronësi të Kuvendit të Komunës së Prishtinës.
Megjithëkëtë, Plani aktual i kësaj lagje ku synon të ndërtohet Ambasada është zonë e gjelbër dhe përjashton ndërtimin.
Vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Ambasadës së Shqipërisë pritët të shkojë për miratim në Asamblenë komunale të hënën.
LDK e cila ka shumicën në Asamblenë e Prishtinës është shprehur e gatshme të përkrahë këtë vendim, megjithëse e kishte kundërshtuar lokacionin e caktuar në vitin e kaluar. “Ne do ta shqyrtojmë materialin më hollësishëm për dhënien e pronës, por në parim jermi që toka ti ndahet ambasadës në atë lokacion”, tha shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Agim Gashi për lajmi.net.
Në vendimn e që e ka parë lajmi.net thuhet se “Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit,sipas kërkesës së Ambasadës së Shqipërisë, në kuadër të ZK Prishtinë, ka propozuar disa lokacione të mundshme, lokacione të cilat janë vizituar nga përfaqësues të Ambasadës dhe përzgjedhja e lokacionit është bërë në kuadër të Planit rregullues urban “Sofalia”, plan ky që është në revidim e sipër”.
Po ashtu në arsyetimin e Komunës thuhet se, “në bazë të Planit zhvillimor urban, kjo parcelë është e destinuar për zonë gjelbërimi, por pasi që Plani rregullues ” Sofali ” është në revidim e sipër, atëherë mund të behet inkorporimi i këtij destinimi në plan”.
Shfrytëzimi i pronës do të jetë për 99 vjet nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...