Google ADS

Ambasada e ShBA-ve uron Kosovën për arritjen e marrëveshjes energjetike me ENTSO

20:16 | 21 Prill 2020
Arbresh.info

Ambasada e ShBA-ve uron Kosovën për arritjen e marrëveshjes me Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) dhe anëtarët e Grupit Rajonal të Evropës Kontinentale lidhur me kushtet që duhet plotësuar për t’u lidhur me rrjetin elektrik evropian.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje arrin kulminacionin e projektit të filluar në vitin 2013, për të sjellur siguri energjetike më të madhe për rajonin.

Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar palët që të gjejnë zgjidhje kreative dhe të qëndrueshme për të nxitur integrimin e mëtejshëm ekonomik.

Ne mezi presim që të vazhdojmë të punojmë me Kosovën dhe partnerët e saj të shumtë gjersa ajo zbaton këtë vendim dhe vazhdon integrimin e saj në komunitetin evropian./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme