Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e kundërshton amendamentin e propozuar në Ligjin e për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, i cili i siguron çdo të arrestuari llogaritjen e 24 orëve të mbajtjes së burgut si 36 orë të kryerjes së dënimit.
“Ky amendament, ashtu siç është tani, do t’i jepte të drejtë çdo krimineli të dënuar që është duke kryer dënimin me burg që ta ketë dënimin më të shkurtër për 1/3-ën e kohëzgjatjes së dënimit”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Kjo po ashtu do të thotë se një trup politik – Kuvendi – është duke e shpallur të gabueshëm çdo vendim të pavarur juridik që rezulton me mbajtje të burgut, dhe se çdo dënim me burg në të ardhmen do të jetë më i shkurtër se sa ai që e vendos gjyqtari.
“Për shembull, me kalimin e këtij amendamenti, personi që është dënuar me 23 vjet burg pasi që ka vrarë të fejuarën e tij duke e therur 76 herë do të mbajë vetëm 15 vjet. Ky amendament e dobëson parimin e sigurisë ligjore dhe të pavarësisë së gjyqësorit”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Ambasada e SHBA-ve në Kosovë i bën thirrje Kuvendit që të refuzojë këtë përpjekje për dobësimin e sundimit të ligjit, dhe që të lëvizë përpara me ligje që do ta forconin atë.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...