Ambasada e Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Prishtinë, ka reaguar, pas paralajmërimeve të shtetit të Kosovës se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mund të përballet me ndjekje penale për deklaratën fyese rreth masakrës së Recakut.
Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë thotë se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme.
SHBA po ashtu i bën thirrje shtetit të Kosovës që të kenë kujdes në ndjekjen penale selektive të fjalës, duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit.
Liria e shprehjes sipas kësaj ambasade ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë.
“Retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme. Gjithashtu, jeni të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit. Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.
Po ashtu kjo ambasadë bën thirrje për kthim të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqendrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në reagim.
Ndryshe, “masakra e Reçakut është një trillim dhe është sajuar nga William Walker”, kështu ka deklaruar ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kjo deklaratë fyese e tij, erdhi ditën kur Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me dy vjet burgim ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Ivan Todosijeviq.
Ai është gjetur fajtor për një deklaratë të dhënë vitin e kaluar me të cilën e quante trillim masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999, kur forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.
E pas kësaj, Prokuroria Speciale nuk kishte përjashtuar mundësinë që edhe presidenti i Serbisë mund të ndjeket penalisht për këtë deklaratë fyese.
Ndërkohë, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, më saktësisht neni 147, thotë se: “Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo grupe tjera të tilla që jetojnë në Republikës e Kosovës, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet”./arbresh.info
Reagimi i plotë:
DEKLARATË NGA AMBASADA E SHBA-ve NË PRISHTINË
Retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme. Gjithashtu, jeni të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit. Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Sërbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...