Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përmes një deklarate për media ka mirëpritur marrëveshjen e djeshme mes Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global, e cila sipas tyre paraqet një hap shumë të madh drejt sigurisë energjetike në Kosovë, duke pasur parasysh se pasiguria energjetike është një nga pengesat më të mëdha të Kosovës për zhvillimin e saj ekonomi, shkruan arbresh.info.
Kjo është komunikata e plotë:
Ne mirëpresim marrëveshjen e djeshme mes Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global e cila paraqet një hap shumë të madh drejtë sigurisë energjetike në Kosovë. Pasiguria energjetike është një nga pengesat më të mëdha të Kosovës për zhvillimin e saj ekonomik. USAID-i ka porositur studime që kanë përllogaritur se humbjet ekonomike të Kosovës shkojnë në 300 milionë Euro në vit për shkak të furnizimit të pasigurtë me energji elektrike.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka punuar me Kosovën që nga viti 2003 që t’ia sigurojë asaj të ardhmen energjetike, dhe ka përkrahur përsëritje të ndryshme të këtij projekti që nga viti 2006. Projekti “Kosova e Re” do të përmbushë standarde të rrepta evropiane për efektshmëri dhe emisione, dhe do të jetë në përputhshmëri me studimet e Bankës Botërore që tregojnë se thëngjilli është opsioni më i përballueshëm për Kosovën.
“Kosova e Re” po ashtu do të mundësojë që më shumë burime të energjisë së ripërtëritshme të integrohen në sektorin e energjisë në kuadër të përkushtimit të Kosovës për përdorim të 25% të energjisë së ripërtëritshme deri në vitin 2020, dhe për mbylljen përfundimtare të termocentralit “Kosova A”, dhe me këtë zvogëlimin e mëtutjeshëm të emisionit të karbonit në Kosovë.
Kur të përfundohet, “Kosova e Re” do të jetë investimi më i madh i huaj privat në historinë e Kosovës./arbresh.info/
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...