Ambasada e ShBA-së ka një njoftim të rëndësishëm për vizat

14:19 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se duken filluar nga Tetori 2017, do të fillojë procesimin për Vizat e Shumëllojshmërisë për banorët e Kosovës për programin 2018.

Gjatë viteve të kaluara, aplikuesit e V.Sh. (DV)  procesoheshin nga Ambasada Amerikane në Shkup, Maqedoni. Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka për qëllim të ofroj shërbime të niveleve te larta për aplikuesit kosovar dhe të vetëdijshëm për vështirësitë e udhëtimit në Shkup, ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza këtu në Prishtinë.

Programi për emigrim i Vizave të Shumëllojshmërisë (Programi DV) vë në dispozicion deri në 50,000 viza emigruese për çdo vit, të nxjerra nga përzgjedhja e rastësishme nga të gjitha aplikimet individuale e që vijnë nga vendet që kanë shkallë të ulët të emigrimit në SHBA.

Individët të cilët paraprakisht janë regjistruar për programin 2018, kanë pranuar lajmërimin përmes faqës zyrtare elektronike –  Electronic Diversity Visa (E-DV) se janë përzgjedhur për procesim të mëtejshëm në Programin për Emigrim të Vizave të Shumëllojshmërisë. Të gjithë këta aplikantë do të intervistohen nga zyrtari kozullor dhe do të kenë mundësinë t’i shfaqin kualifikimet e tyre për vizë. Në të shumtën e rasteve, vizat e miratuara do të mund të merren në Ambasadë pas dy ditësh pune, pas intervistës.

Regjistrimet online (përmes internetit) për programin 2019, fillojnë ditën e Martë, me 3 Tetor, 2017 në ora 12:00 të mesditës, sipas kohës lokale të bregut lindore të SHBA-ve dhe përfundon të Martën me 7 Nëntor, 2017 në ora 12:00 të kohës standard të bregut lindor te SHBA-ve.

Aplikantët e interesuar i japin të dhënat e tyre në mënyrë elektronike në Electronic Diversity Visa (E-DV) ëebsite në ëëë.dvlottery.state.gov<http://ëëë.dvlottery.state.gov> gjatë periudhës specifike të regjistrimit. Futja fizike e dokumenteve apo të dhënave të mëvonshme nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një hyrje apo aplikim për secilin person për çdo periudhë regjistrimi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme